E rrallë, 70-vjeçarja sjell në jetë binjakë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
    

Një grua 70-vjecare ka sjellë në jetë binjakë pasi i është nënshtruar procedurës IVF. Ky lajm është bërë publik nga spitali ku ajo i është nënshtruar këtij procesi.

Safina Namukwaya ka fituar titullin si gruaja më e vjetër në moshë që ka sjell ënë jetë në Afrikë.

Ajo ka sjell në jetë një vajzë dhe një djalë përmes prerjes cezariane, pasditen e së mërkurës, në spitalin e “Women’s Hospital International and Fertility Centre”, në Kampala, Uganda.

Doktorët e kanë përshkruar shtatzaninë si një sukses mjekësor dhe janë shprehur se Safina dhe dy të vegjlit e sapoardhur në jetë, gëzojnë shëndet të plotë.

Gruaja 70-vjecare ka patur një rrugëtim të vështirë gjatë 9 muajve shtatzanisë, përvec faktit që i është dashur të mbesë shtatzënë për 4 dekada me radhë.

Fillimisht ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, Sarah në vitin 2020, ndërkohë që ka shpjeguar se është bullizuar gjithmonë nga komuniteti për shkakun se nuk ka patur fëmijë.

Pas lindjes me sukses të vajzës së saj, ajo më vonë iu nënshtura trajtimit IVF, për të sjellë binjakët në jetë por kjo shtatzani ka qenë tepër e vështirë për të.

Nëna e tre fëmijëve ka hasur komplikacione, si nga ana shëndetësore ashtu edhe nga jeta e saj personale, në nëntë muajt e fundit.

Në një intervistë të dhënë për mediat, ajo ka deklaruar se i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me babain e dy fëmijëve të sapoardhur në jetë.

Në mungesë të bashkëshortit të saj, mjekët kanë festuar së bashku me të këtë sukses të rrallë.

“Kjo histori nuk është vetëm për suksesin mjekësor por gjithashtu edhe për forcën e shpirtit njërëzor”,pkanë thënë përfaqësues të spitalit./e.t

Lexo edhe :  Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Të fundit

Destinacionet më të mira në botë për verën e 2025

Në një verë që të gjithë do të betoheshin se do t’i kalonin pushimet në bregdet, të dhënat e...

Maliq, sherr me thika mes të miturve, plagoset 14-vjeçari

Konflikt mes adoleshentëve në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave. Një 14 vjeçar ka goditur me mjet prerës thikë...

Përralla vazhdon, Kryeplaku i PD: I them Ramës se nuk do ta gëzojë mandatin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel. Pas përfundimit të samitit, Berisha tha se zgjedhjet në...

“Votat e Greqisë do të numërohen të gjitha, nuk janë gjetur parregullsi”

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, ka shpallur vendimin e marrë lidhur me kontestimet e votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Celibashi ka...

“Rama e ha Starmer për mëngjes”, mediat angleze: Na e turpëroi liderin

Refuzimi që Shqipëria i ka bërë propozimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, lidhur me pranimin e mundshëm të emigrantëve të paligjshëm, ka dominuar titujt...

Lajme të tjera

Web TV