Një këngëtare izraelite ka publikuar një video muzikore duke theksuar atë që ajo e përshkruan si “heshtje” nga Kombet e Bashkuara mbi dhunën ndaj grave prej militantëve të Hamasit gjatë sulmit të tyre në Izrael më 7 tetor.
“Është e paperceptueshme, e pabesueshme kjo që po ndodh këtu; bota nuk do ta shohë, por ne mund ta ndiejmë atë. E dëgjojmë dhe e shohim kudo”, thotë përmes vargjeve De Paz.
“Çdo ditë që kalon shënon edhe 24 orë të tjera frike dhe pasigurie të papërshkrueshme për pengjet, përfshirë gratë dhe vajzat e mbajtura nga Hamasi”, tha Bahous.
Videoja e De Paz përshkruan fotografi të grave dhe fëmijëve të rrëmbyer, dhe gjithashtu shfaq këngëtaret femra të lidhura me pranga dhe gojë për të simbolizuar situatën e pengjeve.
Hamasi ka liruar dhjetëra pengje ditët e fundit sipas një marrëveshjeje me Izraelin, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, por më shumë se 100 mbeten në robëri./kb