Putin urdhëron zmadhimin e ushtrisë ruse me 170 mijë ushtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të premten ta rrisë sasinë e trupave duke i shtuar edhe 170.000 të tjerë, derisa Moska po e vazhdon luftën prej agresori në Ukrainë.

Ushtria e Rusisë tani i ka 1.3 milionë trupa pas kësaj rritjeje.

Vendimi i Putinit u bë i ditur nga Kremlini të premten dhe u fut në fuqi menjëherë. Ai nënkupton se numri i përgjithshëm i personelit ushtarak rus shkon tani në rreth 2.200.000, përfshirë 1.320.000 trupa.

Kjo është hera e dytë që Rusia e zgjeron ushtrinë kaq shumë prej vitit 2018. Në gusht 2022, Putini urdhëroi shtimin e 137.000 trupave.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se urdhri nuk nënkupton “zgjerim të madh të thirrjes në ushtri”, duke shtuar se shtimi i trupave do të ndodhë dalëngadalë duke rekrutuar më shumë vullnetarë.

Ministria e arsyetoi shtimin e trupave me, siç e quajti “operacionin special ushtarak” në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s.

“Forcat e përbashkëta të armatosura të NATO-s po rreshtohen pranë kufijve të Rusisë, si dhe po vendosen sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë sulmuese. Potenciali i forcave taktike bërthamore të NATO-s po rritet”, tha Ministria ruse në një komunikatë.

Rritja e numrit të trupave ruse është përgjigje me vend “ndaj veprimeve agresive të bllokut të NATO-s”, tha ajo./ REL

Të fundit

Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

Alba Malltezi Është interesante harta zgjedhore që del nga votimet e 11 majit 2025: Shqipëria jonë elegante, me kokën blu...

U vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri, policia arreston 37-vjeçarin!

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u paraqit me plagë në trup në spitalin e Lushnjës. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se...

Burgu i Durrësit, “bastion” i Partisë Socialiste

Është mbyllur numërimi për qendrën e votimit në Burgun e Durrësit, ku Partia Socialiste ka marrë shumicën dërrmuese të votave. Sipas shifrave zyrtare, PS ka...

I vuri flakën shtëpisë së kryeministrit, arrestohet 21-vjeçari

Një i ri 21-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimin se ka ndezur zjarr në banesën e kryeministrit britanik Keir Starmer, e cila ndodhet...

Aksidenti që shkaktoi vdekjen e një turisteje me motor, arrestohet shoferi i automjetit

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për aksidentin rrugor të ndodhur ditën...

Lajme të tjera

Web TV