VIDEO/ Milan thyen me lehtësi Frosinonen dhe merr fitoren e dytë radhazi në Serie A

Milan ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, pas suksesit 3-1 në shtëpi ndaj Frosinones. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Jovic, në fundin e fraksionit. Kuqezinjtë e Piolit dyfishuan shifrat me Pulisic, në fillimin e pjesës së dytë.

Triumfit të skuadrës së Milanit i vuri vulën Tomori, me goli ne tij çerek ore para fundit. Marco Brescianini realizoi golin e nderit për mysafirët e Frosinonen, në të 82-tën.  Skuadra nga Milano do të përballet me Atalantën në Bergamo, ndërsa Frosinone pret Torinon.

https://youtu.be/WO38AUBcLi4?si=tE-qu24jyNKcYGvt