Shorti i fazës së grupeve të Europianit 2024, grup “Ferri” për Shqipërinë

U hodh sot në Hamburg të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve në Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në tokën gjermane nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e grupit D, aty ku do të ketë rivalë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Italisë. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Ndeshja e parë e kuqezinjve: më 15 Qershor (Dortmund), përballë Italisë.

Ndeshja e dytë e kuqezinjve: më 19 qershor (Hamburg) ndaj Kroacisë.

Ndeshja e tretë e kuqezinjve: më 23 qershor në (Dusseldorf) kundër Spanjës.

Të gjitha grupet e konfirmuara:

Grupi A: GJERMANI, HUNGARI, SKOCI, ZVICRA.

Grupi B: SPANJË, SHQIPËRI, KROACI, ITALI.

Grupi C: ANGLI, DANIMARKË, SLLOVENI, SERBI.

Grupi D: FRANCË, AUSTRI, HOLANDË, fituesja e Ligës A.

Grupi E: BELGJIKË, RUMANI, SLLOVAKI, fituesja e Ligës B.

Grupi F: PORTUGALI, TURQI, ÇEKIA, fituesja e Ligës C.