Tensione dhe tymuese në Kuvend, Nikolla mbyll pas 17 minutash seancën

Seanca plenare e ditës së sotme zgjati vetëm 17 minuta.

Pas tensioneve dhe kaosit në sallën e Kuvendit, ku opozitarët protestuan, kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.

Ajo theksoi se seanca e radhës do të njoftohet ditë tjetër.

Kujtojmë që deputetët e opozitës hodhën sërish tymuese dhe më herët u përplasën me gardën.

Ndërkohë deputeti Flamur Noka u përjashtua nga seanca.  /  S.M