Luton dhe Arsenali dhuruan spektakël në takimin e luajtur në “Kenilworth Road”, ku u shënuan plot 7 gola, me fituesin që u përcaktua pasi kishte përfunduar koha shtesë.
Një gol e Declan Rice në minutën e 97-të i dha një fitore të madhe dhe me përmbysje 4-3 skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta, që kryeson Premier League-n me 5 pikë më shumë se Liverpooli.
Pas 20 minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Gabriel Martinellit, që u asistua prej Bukayo Sakas.
Por, pesë minuta më vonë, vendasit i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Gabriel Osho, me asistimin e Doughtyt.
Epërsinë e Arsenalit e rikthejë Gabriel Jesus, që realizoi në minutën e 45-të, ndërsa Ben White ishte asistuesi.
Pjesa e dytë ishte po aq dramatike, ndërsa Topçinjtë ishin nën stres për më shumë se 45 minuta.
Në minutën e 49-të, Elijah Adebayo shënoi për 2-2, me asistimin e Doughtyt, duke realizuar më pas edhe golin e përmbysjes së rezultatit.
Andros Townsend asistoi më pas te Ross Barkley (57’), që realizoi për 3-2.
Mirëpo, gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi Kai Havertz realizoi për 3-3 me asistimin e Jesus.
Djemtë e Mikel Artetas nuk u dorëzuan dhe e shënuan golin e fitores në sekondat e fundit të takimit, kur Declan Rice (90+7′) realizoi për 4-3.