Aston Villa merr një fitore të madhe ndaj Manchester Cityt, Liverpool thyen Sheffieldin

Bie Manchester City në “Villa Park”. Kampionët e Anglisë u thyen 1-0 nga Aston Villa, që siguroi tri pikë fantastike falë golit të Leon Bailey në minutën e 74’.

Skuadra e Unai Emery po kalon një formë të shkëlqyer, teksa sot regjistroi fitoren e 14-të radhazi në shtëpi.

Golat e Virgil Van Dijk, i pari për të për këtë sezon, dhe Dominik Szoboszlai i dhuruan Liverpoolit fitoren 0-2 në fushën e Sheffield United.

Sukses ky që ngjit skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e dytë me 34 pikë. Dy më pak se Arsenali kryesues.