Kosovë/ Dënohen me nga 2 vite burg 3 personat që dhunuan gazetarin Valon Syla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Kosovë – Dhunimi i gazetarit të njohur në Kosovë, Valon Sylës, më 11 Prill të këtij viti, tronditi opinionin publik dhe nxorri në pah që censura mundohet të prevalojë mbi fjalën e lirë edhe në ditët sotme.

Së fundmi, 3 autorët të cilët dhunuan gazetarin Syla raportohet se janë dënuar përkatësisht me 2 vite burg secili.

Lajmi është konfirmuar nga Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H janë akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sepse me datë 11.04.2023, rreth orës 23:00, në Prishtinë të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, kishin lënduar lehtë të dëmtuarin V.S, për shkak të një publikimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa. Ata paraprakisht e kishin përcjellë të dëmtuarin nga TV 7 dhe e kishin sulmuar fizikisht me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.

Syla u sulmua në muajin prill të këtij viti pak pas pjesëmarrjes në një debat televiziv.

Pas sulmit, gazetari ka aluduar se dhuna ka ardhur si pakënaqësi ndaj disa reagimeve të tij rreth ngjarjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, të cilat sipas tij “kanë nxitur komunitetin e militantëve islamik të organizojnë sulm fizik të paramenduar”./O.S

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV