Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike.
Sulmuesi i Al Hilal në Arabinë Saudite, u rrit te Santos, ndërkohë që kaloi katër sezone tek ekipi i parë përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 2013.
Pavarësisht dhimbjes së madhe, Neymar beson se ditë të mirë do të vijnë dhe bardhezinjtë do të rikthehen aty ku e kanë vendin.“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, thekson 31-vjeçari në lidhje me dështimin e klubit 111-vjeçar. Që për herë të parë në histori nuk do të jetë mes më të mirëve në Brazil.
Santos ka fituar 22 tituj kampionë Paulista dhe 3 Kupa Libertadores, po aq sa Palmeiras, Sao Paulo, Gremio dhe Flamengo.
Humbja në shtëpi 1-2 përballë Fortalezas, e ardhur në minutën e 90+6’, rezultoi fatale për skuadrën e Santosit.
Tifozët, të zemëruar prej rrëzimit nga kategoria të ekipit të zemrës, kanë shpërthyer në revoltë, duke djegur makina dhe autobusë nëpër qytet.
https://twitter.com/centregoals/status/1732794341381263620?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Ndërkohë që nuk ka munguar përplasja e dhunshme mes tyre dhe forcave policore.
🚨🇧🇷 | Santos fans setting fire to players cars yesterday after they were relegated for the first time in the clubs history.
— All Things Brazil™ 🇧🇷 (@SelecaoTalk) December 7, 2023