VIDEO/ Mbyllet në barazim sfida mes Betis dhe Real Madrid, Bellingham gjen sërish golin

Real Betis-Real Madrid ndajnë pikët në javën e 16-të La Liga me sfidën që u mbyll me barazimin 1-1.

Sfida e luajtur në “Estadio Benito Villamarin” rezultoi shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

Ndërsa në minutat e para të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 53’ pas një super asisti të dhuruar nga Brahim Diaz, Bellingham kalon madrilenët në avantazh.

Megjithatë në minutën e 66’ Ruibal realizon me një goditje spektakolare dhe i jep barazimin ekipit të Betis.

1-1 dhe Real Betis renditet në vend të shtatë me 26 pikë, teksa Real Madrid merr momentalisht kreun me 39 pikë.