Milan triumfon ndaj Newcastle dhe shkon në Europa League, Dortmund dhe PSG ndahen në paqe

Champions League mbylli këtë të mërkurë fazën e grupeve, ndërsa u zbuluan të gjitha skuadrat që kaluan në raundin e 1/8-ave.

Dortmund-Paris Saint-Germain ndahen me barazimin 1-1 me dy skuadrat që shkojnë në 1/8-at e Champions League, ndërsa lanë Milan-in dhe Newcastle jashtë.

Golin për gjermanët e shënoi Adeyemi në minutën e 51’, teksa për francezët Zaire-Emery në minutën e 56’.

Dortmund kalon fazën si kryesues i Grupit F me 11 pikë, teksa PSG si vendi i dytë me 8 pikë.

Milan fiton në transfertën e Newcastle me rezultatin 1-2, megjithatë italianët nuk ia dolën të kalojnë këtë fazë, duke shkuar në 1/16-at e Europa League, teksa anglezët dalin nga Europa.

Golin për vendasit e shënoi Joelinton në minutën e 33’, teksa për miqtë shënuan Pulisic në minutën e 59’ dhe Chukwueze në minutën e 84’.

Milan e mbyll fazën e grupeve, duke u renditur në vend të tretë të Grupit F me 8 pikë dhe shkon në 1/16-at e Europa League, ndërsa Newcastle del nga Europa, pasi u rendit në vend të fundit me 5 pikë.