Rrëzohet nga “rrota e vdekjes” duke performuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një akrobat ka rënë nga lartësia mbrëmjen e së mërkurës gjatë një shfaqjeje të Hippodrome Circus në Great Yarmouth, Norfolk.

Akrobati, rreth moshës 20-vjeç u rrëzua teksa bënte numra cirku mbi “rrotën e vdekjes”. Ai humbi ekulibrin dhe ra nga një lartësi 10 metra.

Organizatorët thanë se ishte ende i vetëdijshëm, por shfaqja u anulua menjëherë. Atij iu dha ndihma e parë nga ekipi mjekësor dhe më pas u dërgua në spital ku ndodhet nën monitorim të vazhdueshëm, por gjendja e tij është e qëndrueshme.

Sipas BBC, akrobati raportohet të ketë pësuar “lëndime serioze që mund t’i ndryshojnë jetën”.

Një dëshmitar okular tha se fillimisht u mendua se rënia ishte pjesë e performancës sepse djali i kishte sytë të lidhur. Në momentin e rrëzimit u vendos menjëherë një mbulesë rreth tij ndërkohë që merrte ndihmën e shpejtë./O.S

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV