Mbrëmja e yjeve të sportit, Rama: Shpërblim për sportistët me medalje!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në aktivitetin “Mbrëmja e yjeve të sportit”, u shpreh se është bërë gjithçka që sportistët të kenë më shumë lehtësi, duke theksuar se vendi është në një proces për ta çuar sportin në një nivel tjetër.

“Falënderoj presidentin e Komitetit Olimpik Europian, që na nderon sot me praninë e tij se bashku me sekretarin e Përgjithshëm, rastësia e do që te jetë grek. Rastësia e do që të kemi grek dhe italian”, tha Rama duke shtuar se gjithashtu do të ketë shpërblim për sportistët me medalje./kb