A do të ketë një luftë të dytë në Kosovë? Kurti: Nuk e përjashtojmë mundësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjskë.

Së fundi në një intervistë të dhënë për gjermanen Stern, ai u pyet për mundësitë e një konflikti të ri nga Serbia, që do të sillte mundësinë e një lufte të dytë.

“Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon”, është shprehur Kurti.

”Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi sepse nuk varet nga ne. Por ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”.

”Përveç kësaj, ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të PBB-së duke investuar në ushtri”.

”Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por diktatura mbart rreziqe. Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë Vuçiq policinë dhe ushtrinë e tij”.

”Ne vazhdimisht e ndiejmë agresionin serb: ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë – në formë patkoi”.

Të fundit

Nëna e tij u ekzekutua nga pronari i furrës së bukës/Djali i viktimës bën postimin prekës

Ditën e djeshme, Vushtrria u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku pronari i një furre buke vrau me...

Zgjedhjet e 11 majit, kush janë 16 kandidatët me të shkuar të dyshimtë penale

Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit është përfshirë nga një furtunë e fortë skandali, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar në...

“Më kërkoi…”, Egli rrëfen çfarë i tha Gjesti pasi u fikën dritat

Egli Tako dhe Gjesti mbrëmë darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për të kaluarën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Derisa Egli...

BE miraton sot 922 milionë euro për Shqipërinë

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para të Ballkanit Perëndimor që përfitojnë parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së. Për këtë, reagoi...

I vunë eksploziv lokalit në Tiranë, pronari: Nuk kam konflikte!

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në ambientin e jashtëm të një lokali në Tiranë. Policia bën me dije se lënda plasëse është...

Lajme të tjera

Web TV