Nis mbjellja e pemëve në Pishporo, Balla: Ndërtimi i resorteve, fantazi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ju bashkua sot nismës “Të rimbjellim Pishporon” e cila do të rivitalizojë zonën pas dëmeve të mëdha që sollën zjarret e kësaj vere.

Ministri Balla në fjalën e tij shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që do të kontribuojnë në mbjelljen e mijëra pemëve në këtë park natyror.

“Kjo është një zonë e egër, siç e ka bërë dora e Zotit, por ajo që na duhet është një rrjet rrugor. Këto zjarre u shkaktuan nga dora e njeriut. Këtë vit ishin 100 persona të proceduar penalisht për zjarrvënie të qëllimshme, një pjesë e tyre, 45 janë në arrest me vendim të Gjykatës. Ndaj na duhet të planifikojmë gjithë rrugët, që nëse do na duhet të ndërhyjmë përsëri në raste zjarri, të kenë akses zjarrfikëset. Por edhe të rritim flotën dhe kapacitet e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që bënë një punë të madhe së bashku me strukturat e tjera, në rastin e zjarreve”, theksoi ministri Balla.

Duke iu përgjigjur akuzave të lëshuara në kohën kur strukturat përballeshin me flakët, kreu i Ministrisë së Brendshme mohoi çdo zë se zona do të kthehej në kantier ndërtimi.

“Pati dhe politikanë të caktuar apo ndonjë media, që thanë atëherë se ‘ja vunë zjarrin vetë se duan të ndërtojnë resort apo çfarë tjetër’, duke lëshuar fantazinë, por ata nuk e kanë për turp”, tha Balla./kb

Të fundit

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Ukrainasit shkatërrojnë “Prometheus” S-500, sistemi më i shtrenjtë i mbrojtjes ruse

Forcat ukrainase dyshohet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të fundit të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500...

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë...

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet më të rëndësishme, por edhe...

Lajme të tjera

Web TV