Organizonin lojra fati ilegale/ Kapen kompanitë më të medha të bixhozit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa nga kompanitë më të mëdha të basteve në Australi janë denoncuar për lehtësim dhe organizim të basteve me lojra ilegale, duke shtuar thirrjet për kthimin e parave nga klientët.

Disa nga kompanitë më të mëdha të basteve në Australi janë denoncuar për lehtësim dhe organizim të basteve me lojra ilegale, duke shtuar thirrjet për kthimin e parave nga klientët.

Agjencia e mediave dhe komunikimit në Australi dha njoftimin teksa thotë se vijon të konsultohet me industrinë e bixhozit dhe ekspertët shëndetësorë për ashpërsimin e rregullave.

Ligji në Australi thotë se lojtarët nuk mund të vendosin bast pas nisjes së një loje ose siç njihet ndryshe baste live, me qëllim parandalimin e fiksimin të rezultateve dhe mbrojtjes së njerëve nga varësia ndaj lojës.

Baste të tilla mund të vendosen me telefon, por jo nga celulari. Por disa kompani u kanë lejuar klientëve në celularët e tyre ta bëjnë këtë duke shkelur ligjin për “bastet live”.

Agjencia vendase tha se kompanitë Sportsbet, Bet365 e Entain, kishin shkelur rregullat duke pranuar baste të tilla jo të vendosura nga telefoni, raporton The Guardian.

Kompanitë refuzojnë pretendimet dhe insistojnë se i gjithë informacioni ishte dhënë me rruge telefonike. Edhe në të kaluarën agjencia vendase Acma kishte vendosur gjoba ndaj kompanive për baste të jashteligjshme.

Në prill kompania Entain kishte pranuar 78 baste ilegale nga një turne golfi  në Bangkok dhe u gjobit $13,200, çka është thuajse e pallogaritshme me xhiron dhe fitimet e grupeve si  Ladbrokes e Neds teksa industria gjeneron 50 miliardë dollarë në vit. /O.S

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV