PD, i drejtohet Gjykatës për ndryshimet e rregullores së Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

“Bie ndesh me Kushtetutën, pezullon deputetin nga detyra”

45 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe partive aleate opozitare i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme sipas tyre të bëra nga maxhoranca në Rregulloren e Kuvendit, si dhe pezullimin e këtyre amendimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga togat e zeza.

Sipas deputetëve firmëtarë dispozitat e vendosura për përjashtimin me 30 – 60 ditë të deputetit, duke i ndaluar të kryejë çdolloj veprimtarie si anëtar i Parlamentit shkelin në mënyrë flagrante një sërë të drejtash që atij i garantohen nga Kushtetuta dhe ligji.

Kjo dispozitë sqarohet në padi nënkupton pezullimin e deputetit nga detyra, ç’ka është masë ndaluese që jepet nga gjykata në kuadër të një procesi penal, por edhe në atë rast, pezullimi i deputetit është i ndaluar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Në kërkesën e saj opozita thotë se ndryshimet e rregullores cenojnë parimin e shtetit të së drejtës dhe hierarkisë së normave, parashikuar nga neni 81 i Kushtetutës, pasi ato vijnë në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative dhe Kodin e Procedurës Penale.

45 deputetët e opozitës argumentojnë se amendimi i rregullores së Kuvendit nuk ndalon vetëm ushtrimin e funksioneve të caktuara të deputetit, por lë pa përfaqësim qytetarët që kanë zgjedhur deputetin subjekt i masave disiplinore, në shkelje flagrante me nenin 71 të Kushtetutës.

Gjithashtu ata thonë se ndryshimet shkelin kriteret e përcaktuara nga neni 17 i Kushtetutës sa i përket kufizimit të të drejtave, e më konkretisht kriterin e ligjshmërisë, interesit publik dhe proporcionalitetit.

Deputetët firmëtarë shtojnë se këto ndryshime nuk janë frymëzuar nga asnjë interes publik apo qytetar, por vetëm nga interesi politik për të shuar zërin e deputetëve opozitarë dhe se ato janë bërë pa konsensus dhe në shkelje të afatit, pasi u futën me procedurë të përshpejtuar për miratim në kuvend në seancën e të enjtes./O.S

Lexo edhe :  "Nuk mund të varet vetëm nga Berisha", Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

 

 

 

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV