Shqiptarët bëjnë ‘namin’ për biletat, tifozët kuqezinj më aktivët për ‘Euro 2024’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët shqiptarë kanë bërë namin në tregun elektronik për të siguruar një biletë për ndeshjet e Euro 2024.

UEFA informon se kuqezinjtë kanë qenë tepër aktivë në aplikimin e tyre, po ashtu si tifozët vendas të Gjermanisë, si dhe ata të Turqisë, Hungarisë, Anglisë dhe Kroacisë.

Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian, dhe kjo ka rritur entuziazmin e publikut, me miliona shqiptarë që jetojnë në Europë, që nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra apo vende të tjera.

Kjo gjë, pra fakti që jetojnë në vendet e BE, i ndihmon shqiptarët për të siguruar më shumë bileta. UEFA informon se kërkesat në total janë tepër të larta.

Në fazën e parë në tetor, kur u vunë në dispozicion 1.2 milionë hyrëse në stadiume, aplikuan 20 milionë njerëz. Rritja ishte e madhe për periudhën e dytë nga 2 deri në 12 dhjetor, me plot 30 milionë aplikues nga 206 vende të botës.

Në krahasim me fazën e parë ka rritje të numrit të tifozëve jashtë Gjermanisë, nga 35 në 59 për qind, e kjo padyshim për shkak se u morën vesh ekipet e kualifikuara.

Interesimi është tepër i madh për biletat në vendet më të mira në stadiume, ndërsa pritet që UEFA të organizojë një llotari për biletat që nuk do të kërkohen./e.t

Të fundit

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Duka, vizitë historike në Bujanoc për turneun futbollit në Luginën e Preshevës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë...

Lufta në Gaza, BE propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për...

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave më “të fuqishme” në botë,...

Lajme të tjera

Web TV