Rama: Rritje pagash për ushtarakët në 2024, do t’i çojmë në nivelin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në programin e kredive për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, tha se ky projekt do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Kreu i qeverisë nënvizoi se do të ketë kredi me zero interes për kategoritë e mësipërme.

Rama premtoi se do të ketë rritje pagash gjatë 2024 dhe synimi është që t’i çojnë pagat në nivelin e NATO-s.

“Do të ketë rritje pagash për ushtarakët në 2024, synimi është që ta çojmë në nivelin e NATO-s. Ne kishim 300 kuota këtë vit.

Procesi vetë ka pasur natyrë burokratike, është vetëm fillimi, ne do të vazhdojmë dhënien e kredive edhe gjatë 2024.

Do ketë mundësi për të gjithë ju në këtë kategori që të bëheni me shtëpinë tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për mjekët”, u shpreh Rama./  S.M