Berisha në prag të arrestimit, e bija Argita i bashkohet protestës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, në ditën kur Parlamenti pritet të votojë për heqjen e imunitetit të tij, pas miratimit që mori në Këshillin e Mandateve ditën e hënë.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar protestë që, sipas demokratëve, është vazhdim i mosbindjes civile në Parlament.

Policia e kryeqytetit ka marrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës së demokratëve. Që në orët e para të mëngjesit makina dhe forca të shtuara të Policisë janë vendosur në hyrje ndërtesës së Parlamentit.

Ndërkohë, në protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit, i është bashkuar vajza e ish-kryeministrit, Argita Berisha.

Një ditë më parë Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për interpretimin e nenit kushtetues për heqjen e imunitetit, duke i hapur kështu rrugën Kuvendit për heqjen e mandatit.

Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme ajo që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Sali Berishën./  S.M

Të fundit

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, 360 ngelës

Sapo janë publikuar notat e provimit të Matematikës. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në...

Berat, ra nga kati i tretë i pallatit në ndërtim, ndërron jetë punonjësi

Një punonjës ndërtimi ne Berat ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej. 66-...

Calhanoglu i bën presion Interit, ka një plan konkret dhe do largimin

Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk, i ardhur 4 vite më...

Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati (VIDEO)

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji...

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, në Francë po ndodhin gjëra si kurrë më parë

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe lindore...

Lajme të tjera

Web TV