Pse nuk iu bashkua protestës së PD-së? Përgjigjet Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat u shpreh se ai dhe partia që drejton përkrah protestat dhe tubimet kundër qeverisë Rama.

Ai tha se në vijim do të bashkohet me protestat e opozitës, por nuk dha një arsye të saktë pse nuk ishte i pranishëm sot në protestën e zhvilluar para parlamentit.

“Ne përkrahim çdo protestë në mbrojtje të parlamentarizimit. Protestat e opozitës janë një domosdoshmëri për vendosjen e rendit në vend.

Mazhoranca bën gjithçka për të bllokuar llogaridhënien. Jemi pro çdo lloj nisme që gjallëron opozitarizmin në vend.

Jemi bashkë në çdo çështje që është në interes të opozitarizmit”, u shpreh Meta./  S.M