Lavrov akuza Gjermanisë: Janë të pabesë dhe hajdutë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një konferencë për shtyp sot akuzoi SHBA-në dhe vendet e BE se po kërkojnë të vjedhin asetet ruse në mbarë botën dhe t’i përdorin ato për të financuar rindërtimin e Ukrainës.

Zyrtarët gjermanë në Karlsruhe njoftuan planet këtë javë për të sekuestruar pothuajse 800 milionë dollarë në asete nga llogaria e një banke ruse në Frankfurt, për shkak të shkeljeve të sanksioneve të BE-së.

“Ata janë hajdutë, këtë e kemi kuptuar shumë kohë më parë. Ata kanë qenë të pabesë gjatë gjithë kohës në aspektin politik.  Tani ata kanë dalë të jenë hajdutë në kuptimin e mirëfilltë,” tha Lavrov për Gjermaninë.

Diplomati i lartë rus tha se Perëndimi është “i fokusuar në idenë e gjetjes së një rruge ligjore për të konfiskuar asetet e Rusisë”, duke filluar me ridrejtimin e interesit nga fondet e ngrira aktualisht në Ukrainë./E.T

Të fundit

Biznese, apartament dhe makina luksoze/ Konfiskohen pasuritë e ‘bosit’ të mafias

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka finalizuar konfiskimin e 14 pasurive...

“Do të marrim”/ Paralajmërimi nga SHBA që detyroi Khamenein të pranojë armëpushimin

Sipas një raportimi të publikuar nga Corriere della Sera, një burim i brendshëm i regjimit iranian ka treguar se lideri suprem i Iranit, Ayatollah...

Duka shpall ‘non grata’ Fidel Yllin!/ FSHF pezullon të gjitha marrëdhëniet me KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet juridike me KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar). FSHF ka kërkuar mbështetjen e anëtarëve të saj...

Dorëzohet Irani, shpall fundin e luftës 12-ditore: Të gatshëm për negociata!

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian shpalli “fundin e luftës 12-ditore” të imponuar nga Izraeli, në një mesazh drejtuar kombit të transmetuar nga agjencia zyrtare e...

Një vendim historik për ndarjen e kishës nga shteti në shkollat publike të SHBA-së

25 qershor 1962 Në mes të shekullit të 20-të, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me sfida të mëdha lidhur me rolin e fesë në jetën...

Lajme të tjera

Web TV