Xhuliano Skuka nuk ka arritur të përshtatet në kampionatin slloven.
Sulmuesi shqiptar nuk mundi të linte gjurmë në skuadrën e Mariborit dhe huazimi i tij do të përfundojë përpara kohe.
Drejtori sportiv i klubit të njohur slloven ka folur hapur në konferencën e tij përpara mediave. Shuleri ka thënë se Skuka nuk i plotëson standardet e Mariborit për shkak të karakterit të tij.
Për këtë arsye do të ndërpritet huazimi nga Metzi.
“Kemi katër të huaj, që janë vërtetë shumë. Skuka nuk i përmbush standardet e Mariborit në aspektin e karakterit dhe nuk i përshtatet ekipit.
Duam të përfundojmë huazimin me të”, ka deklaruar drejtori sportiv i Mariborit, Marko Shuleri.