Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Alpet e mbuluara nga dëbora.
Në një postim në “Facebook” kryeministri shprehet se këto Alpe që deri para pak vitesh kanë qenë të izoluara gjatë gjithë dimrit, sot frekuentohen nga turistë e të apasionuar pas sporteve natyrore e atyre të aventurës.
“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga Alpet, deri pak vite më parë të izoluara gjithë dimrin e gjatë, e sot të frekuentuara nga turistë e të apasionuar pas sporteve natyrore e të aventurës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama./E.T