Pas ngjarjes së dhimbshme në Pragë, Universiteti mbyll dyert deri në shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fakulteti i Arteve në Universitetin e Karlit në Pragë, ku një student vrau 14 persona këtë muaj, tha të premten se do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të janarit.

Sipas njoftimit, studentëve nuk do t’u kërkohet të mbajnë provime pas periudhës dimërore që përfundon më 12 janar.

Kujtojmë se një student i historisë hapi zjarr në fakultet më 21 dhjetor duke vrarë 14 persona dhe më pas veten. Njëzetë e pesë persona u plagosën.

“Të gjitha vlerësimet (për studentët) do të kryhen në baza vullnetare dhe formati mund të rregullohet në varësi të rrethanave“, tha fakulteti në faqen e tij të internetit.

“Dëshirojmë t’iu sigurojmë se edhe nëse nuk merrni asnjë kredit për semestrin dimëror, do të mund të vazhdoni studimet dhe të përfundoni me sukses programin tuaj në të ardhmen”, ka shtuar fakulteti në njoftim.

24-vjeçari disa ditë më parë kishte rrëfyer edhe për një vrasje tjetër të dyfishtë përmes një letre, para se të kryente vetëvrasje, sipas policisë çeke.

Letra është gjetur në shtëpinë e David Kozakut dhe përmes saj, ai ka treguar se ka vrarë një burrë dhe vajzën e tij të vogël në një pyll afër Pragës, më 15 dhjetor, gjashtë ditë para sulmit në universitet.

Policia tha se ai ka qenë në listën e 4.000 të dyshuarve për vrasjen e dy viktimave, ndërsa më pas ai e ka vrarë edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e të vrarëve në 17.

I themeluar në vitin 1347, Universiteti Charles është më i vjetri dhe më i madhi në Republikën Çeke, dhe një prej institucioneve edukative më të vjetra në Evropë./O.S

Të fundit

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Lajme të tjera

Web TV