Peshku gjigant i Amazonës që ha piranja si ‘vakt mëngjesi’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guillermo Otta Parum ka peshkuar gjatë gjithë jetës së tij në Amazonën boliviane dhe njeh si pëllëmba e dorës speciet e peshqve që banojnë në lumin e famshëm latin.

Ai thotë se fillimisht kapte shume specie të peshqve mustakë që kishte në lumë por më pas aty u shfaqën dhe peshq deti, si ai që njihet në vend si ‘paiche’ ose ‘Arapaima gigas’.

Në një reportazh me rrjetin BBC ai tregon: “Në fillim mendova se mund të ishte një gjarpër deti, apo se mund të ishte helmues”.

Por në fakt ky është një nga peshqit më të mëdhenj mustak në botë të përshtatur në lumenj, që arrijnë në 4m gjatësi dhe peshojnë deri në 200kg.
Çdo vit llogaritet se ‘paiche’ përhapet dhe përshtatet 40km më thellë në basenin e Amazonës.
Federico Moreno, drejtor i qendrës së vendase të botës së egër thotë se masa e tij e madhe dhe oreksi e bëjnë një rrezik për rezervat vendase të peshkut.

“Është një peshk mjaft territorial, ai zë një pjesë të ujit dhe përzë peshqit e tjerë vendas. Speciet e tjera duhet të largohen nga predatori dhe humbasin aksesin në habitatin e tyre”.
Askush nuk e di me siguri se kur ‘paiche’ është shfaqur për herë të parë në Bolivi.

Ekspertët thonë se gjatë viteve të para të jetës ‘paiche’ rritet me rreth 10kg në vit dhe për këtë ai duhet të hajë shumë peshq.
Ndryshe nga peshq të tjerë predatorë si piranjat, ai ka vetëm dhëmbë të vegjël dhe jo shumë të mprehtë.
Por kjo nuk e ndalon atë të hajë si piranja dhe çdo peshk tjetër që i del përpara, si dhe molusqe e zogj që mund të thithë në gojën e tij.
Peshkatarët nuk preferojnë ta hanë peshkun gjigant mustak ndërsa disa fabrika përpunimi janë hapur për mishin e tij në verilindje të Bolivisë pranë kufirit me Brazilin.

Lexo edhe :  Të rehatshme dhe me stil: Ja si t’i vishni pantallonat me prerje "barrel"

Kapja e tij është një sfidë për peshkatarët, që nuk arrijnë ta pikasin në gjerësinë e madhe të Amazonës.
Peshku ka një organ në formë mushkërie me të cilin duhet të dalë shpesh në sipërfaqe për të marrë frymë, prandaj preferon ujëra të qeta. Ai jeton në liqene e laguna ndërsa kur ndjehet në rrezik emigron.

Komunitete të ndryshme vendase ankohen se megjithë lejet e peshkimit ata shpesh nuk lejohen në lagunat ku jetojnë peshqit.
Juan Carlos Ortiz Chávez i komunitetit indigjen Alto Ivon Tco Chacobo tha se në të kaluarën popujt indigjenë frikësoheshin nga peshkatarët komercialë.

“Por të rinjtë e sotëm kanë ndryshuar pasi ne u kemi treguar rregullat se njerëzit nuk mund të vijnë më për të marrë gjërat nga ne”, shton ai per rrjetin BBC./E.Ç

Të fundit

Rovena Stefa në një romancë me ish-burrin e Drenushës, Atilla Kardesh?

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa e cila mori pjesë në Big Brother VIP Kosova 3, aludohet se ka nisur...

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 vota nga diaspora

Kanë mbërritur në Parkun Olimpik të Tiranës rreth 3200 vota të Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zarfet janë marrë në dorëzim nga KQZ,...

‘Skinnytok’, trendi i ri që promovon dobësimin ekstrem bëhet viral në Tik Tok

Ministrja franceze e politikës dixhitale, Clara Chapaz njoftoi se i ka bërë thirrje Komisionit Evropian, si dhe rregullatorit francez të medias, për çështjen e trendit "Skinnytok", i...

Skandali/ “U importua nga Holanda”, Në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar

as skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk...

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, 17 persona humbin jetën, mes tyre gra shtatzëna

Sulmet ajrore në Gazë nuk kanë të ndalur nga Izraeli, ku të paktën 17 persona kanë humbur jetën gjatë mëngjesit të sotëm. Sipas mediave të...

Lajme të tjera

Web TV