E rrallë, vjen në jetë fëmija me peshë 7 kilogramë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Foshnja ndodhet në kujdes intensiv, i porsalinduri është më i madhi i regjistruar

Një fëmijë rreth 7 kilogramë e 105 gram dhe 57 centimetër i gjatë ka gëzuar një familje në Kili.

Sipas mjekes obstetër Marcia Venegas, ky mund të jetë foshnja më i madh i regjistruar ndonjëherë në Kili, duke ia kaluar një të porsalindur tjetër që peshonte më shumë se 6 kilogramë.

“Është jashtëzakonisht e rrallë që të ndodhë një lindje e tillë dhe një i porsalindur të peshojë më shumë se 7 kilogramë. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur kurrë në Kili. I porsalinduri është më i madhi i regjistruar ndonjëherë peshonte 6.7 kilogramë”, tha ajo.

Fëmija sipas mjekëve tanimë ka një peshë që i afrohet njëvjeçari. Emocionet e prindërve ishin të përziera pasi shumë prej tyre që kanë këtë peshë përballen me rreziqe si sheqeri i ulët në gjak, verdhëza dhe rritja e numrit të qelizave të kuqe të gjakut.

Luis Contreras, babai i fëmijës: Unë jam gjithashtu i trishtuar, por edhe i mbushur me emocione, sepse nuk e mendoja se fëmija im do të kishte në një situatë kaq komplekse.

Foshnja lindi në një spital në Curanilahue dhe u desh të transferohej në një spital për shkak të komplikimeve shëndetësore. Nëna qëndron e shtruar në spital dhe është në pritje për t’u ribashkuar me fëmijën e saj.

Sipas njoftimit të spitalit, ndonëse gjendja e foshnjës është e rëndë dhe ndodhet në zonën e terapisë intensive./O.S

Të fundit

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Lajme të tjera

Web TV