Njihuni me traditat e veçanta të Vitit të Ri anembanë botës, nga qepët për fat deri te…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa presin që akrepat e orës të shënojnë mesnatën e Vitit të Ri, komunitete në pjesë të ndryshme të globit e presin 2024 me traditat e tyre unike, disa më të njohura se të tjerat.

Nga rënia e sferës në Times Square tek qepët e varura, ja disa nga mënyrat sesi e presin vende të ndryshme vitin që po vjen. New York-u e kremton që nga viti 1907 këtë moment me rënien e sferës që shoqëron numërimin së prapthi. Revista Time e lidh këtë traditë me historinë e përdorimit të një topi në një shtyllë për të njoftuar kapitenët e anijeve për kohën, çka daton që nga 1800-ta.

Në Skoci, natën e Vitit të Ri lidhet me Hogmanay, apo këmba e parë, siç e quajnë vendasit, i referohet personit të parë që shkel në shtëpinë e dikujt pas mesnatës. Vizitori i parë atje duhet të jetë një mashkull i gjatë, me flokë të errët që sjell copa qymyri, bukë, kripë dhe uiski. Në Japoni, tempujt budistë u bien kambanave 108 herë në natën e Vitit të Ri. Kjo është për shkak se në Budizëm, besohet se ekzistojnë 108 lloje të dëshirave tokësore dhe çdo goditje e ziles do të heqë një dëshirë. Tradita quhet Joya no Kane. “Jo” do të thotë “të flakësh të vjetrën dhe të kalosh tek e reja” dhe “Ya” do të thotë “natë”, sipas Japan Today.

Në Greqi, shumë familje shkojnë në kishë ditën e Vitit të Ri e pas shërbesës, varin qepë në dyer ose në shtëpitë e tyre si simbol i shëndetit të mirë, pjellorisë dhe jetëgjatësisë. Mjaft gjermanë ndërkohë, së bashku me disa europianë të tjerë, e kanë kthyer në traditë të shohin të njëjtën komedi britanike bardhë e zi nga vitet 1960, mbi një shërbyes që i shërben punëdhënësit të tij 90-vjeçar dhe mysafirëve të saj imagjinarë të vdekur, në natën e Vitit të Ri. Filipinasit mbushin xhepat me monedha ose i lënë nëpër tryeza, që të tërheqin fatin e mirë./O.S

Të fundit

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Zbulohet baza sekrete bërthamore e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka një bazë raketash sekrete, të pa raportuar më parë, pranë kufirit të saj verior me Kinën, e cila mund të...

SHBA vendos sanksione ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Hagë

Qeveria amerikane ka vendosur përsëri sanksione ndaj gjyqtarëve dhe ndaj prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Këto sanksione u vendosën "në përgjigje të kërcënimeve të...

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t u zhduk për 10 orë, gazetarja Lala: Kishte marrë para me fajde

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima të zhdukej për 10 orë....

Lajme të tjera

Web TV