10 qytetet më të mira evropiane për të jetuar në 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 90 për qind e banorëve të BE-së shprehen të kënaqur me jetën e tyre në qytetin e tyre, sipas Raportit të BE-së 2023 mbi cilësinë e jetës në qytetet evropiane.

Me nga dy qytete secila, Zvicra dhe Danimarka dominojnë në dhjetëshen e parë të listës për sa i përket kënaqësisë së njerëzve me jetën në qytetet e tyre, raporton “SchengenVisaInfo.com”.

Megjithëse kënaqësia në qytetet e BE-së është ulur në krahasim me vitin 2019, raporti nënvizon se ai mbetet i lartë, me nëntë në dhjetë persona të kënaqur.

Sipas këtij raporti, dhjetë qytetet kryesore që kishin numrin më të madh të banorëve të kënaqur me qytetet e tyre të jetesës janë si më poshtë:

Cyrih, Zvicër (97 për qind)
Kopenhagë, Danimarkë (96 për qind)
Groningen, Holandë (96 për qind)
Gdansk, Poloni (95 për qind)
Leipzig, Gjermani (95 për qind)
Stokholm, Suedi (95 për qind)
Gjenevë, Zvicër (95 për qind)
Rostock, Danimarkë (94 për qind)
Cluj-Napoca, Rumani (94 për qind)
Braga, Portugali (94 për qind)

Midis tyre, Groningen, Braga dhe Gdansk janë ndër dhjetë qytetet kryesore që konsiderohen si më të mirat për të jetuar edhe për emigrantët./  S.M 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV