Çfarë po planifikojnë shërbimet sekrete të Serbisë, ndaj serbëve në Kosovë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se burime ndërkombëtare të sigurisë, kanë ngritur alarmin për një inskenim të rëndë të planifikuar nga shërbimet sekrete serbe, për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë serbe apo për të realizuar ndonjë sulm terrorist ndaj fëmijëve serbë, me qëllim të largimit të vëmendjes nga zhvillimet në Serbi, si dhe fajësimin e Kosovës.

“Lidhur me këto indikacione, janë informuar edhe strukturat e sigurisë në Kosovë”, ka thënë i njëjti burim.

Qëllimi kryesor i këtyre inskenimeve të shërbimeve sekrete serbe, është adresimi i kërkesave të Aleksandar Vuçiç, për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e votave në zgjedhje, protestat, kërkesat për hetim ndërkombëtar, si dhe presonin ndërkombëtar në rritje në lidhje me veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon, të cilat kulmuan me sulmin terrorist në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Më qëllim të përhapjes së frikës ndaj opozitës dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, shërbimi sekret serb, më 4 janar të këtij viti arrestoi dhe rrahu brutalisht politikanin serb Nikola Sanduloviç.

Institucionet e Kosovës, në shenjë të vullnetit të mirë, kanë lejuar vizitën e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), për Krishtlindjet. Shqiptarët në Kosovë historikisht kanë treguar tolerancë të gjerë ndërfetare, duke festuar së bashku festat fetare dhe uruar komunitetet tjera.

Në anën tjetër, qarqet serbe, në vazhdimësi i kanë parë festat fetare, si një mundësi për të inskenuar raste të ndryshme, me qëllim të provokimit të situatës së sigurisë dhe propagandimit kundër Kosovës./O.S

Të fundit

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e...

Lajme të tjera

Web TV