BSH: 2023 u mbyll me rritje të besimit në ekonomi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ndërtimi dhe shërbimet, motorë të ekonomisë”

Viti që lamë pas u mbyll me një përmirësim të ndjeshëm të besimit në ekonomi, duke qëndruar 11.9 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Ky përmirësim sipas Bankës së Shqipërisë u ndikua nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe më pak nga ai i industrisë.

Blerjet në fundvit kanë dhënë kontributin e tyre në sektorin e shërbimeve ku përfshihen supermarketet, baret e restorantet, të cilat pësuan një rritje me 2.6 pikë përqindje.

Ndërsa në perfomancë të mirë vijon ndërtimi, ky tregues u rrit me 9.1 pikë përqindje në Dhjetor. Sektori i tregtisë, si edhe besimi konsumator regjistruan vlera thuajse të njëjta me një muaj më parë.

Përgjatë gjysmës së dytë të vitit, tregtia rezulton pesimiste duke vijuar rënien në Dhjetor me 0.3 pikë përqindje. Çmimet e larta të cilat kanë ulur konsumin, po injektojnë më pak të ardhura për bizneset.

Nga ana tjetër sipas Bankës së Shqipërisë e gjithë ekonomia shqiptare ka shfaqur pesimizëm për të ardhmen sa i takon pritshmërive për inflacionin, duke nënkuptuar që çmimet do të vijojnë tendencën rritëse, por ndërkohë edhe kërkesat për fuqi punëtore mbeten ende të larta./O.S

Të fundit

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

Lajme të tjera

Web TV