‘Mbushin’ 100 vjeç, në shitje kabinat e kuqe ‘legjendare’ të Britanisë së Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse numri i tyre është tkurrur ndjeshëm, kabinat e famshme të kuqe telefonike ende i gjen në shumë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, si një ikonë kulturore që tashmë shënon vjetorin e saj.

Pavarësisht përdorimit gjithmonë e më të paktë në Britaninë e ditëve tona, këto kabina tradicionale i kanë rezistuar kohës, si një kujtesë e rrallë historike. Aktualisht, në mbarë vendin kanë mbetur rreth 3000 të tilla. Nën kërcënimin ekzistencial, fillimisht për shkak të celularëve kujton DW, dhe aq më tepër që kur telefonat inteligjentë filluan të dominojnë jetën tonë, në vitin 2008 u prezantua programi “Adopto një kabinë”, me më shumë se 7200 kabina telefonike të marra nga komunitetet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për vetëm 1 paund secila.

Ndërsa kabina klasike shënon 100-vjetorin e saj, Skocia i është rikthyer nismën për shitjen e tyre, e cila vjen normalisht edhe më përgjegjësinë për t`u kujdesur për to. Këto konvertime i kanë shndërruar kabinat e famshme të kuqe në asete të vlefshme të komunitetit anembanë vendit, thonë zyrtarë atje. Statusi ikonik i kabinave të kuqe të telefonit u përmirësua në Britaninë e pasluftës, duke arritur në dhomat e ndenjes anembanë botës përmes filmave, videove muzikore dhe serialeve televizive kult, si në “The Ladykillers” nga viti 1955.

Kabinat e kuqe mund të mos nevojiten më për të bërë telefonata, por pasi ato janë kthyer në shtëpi të vogla për defibrilatorët, biblioteka apo për përdorime në mediat sociale./O.S

Të fundit

“200 mijë lekë gjobë qytetarit se krasiti pemët e veta”/ Revoltohet keq Erion Braçe

Përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në  “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar Policinë...

A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

OpenAI thuhet se po zhvillon një rrjet social të vetin, të ngjashëm me X-in (ish-Twitter), sipas burimeve të afërta me situatën. Edhe pse projekti...

TRONDITËSE!/ Si i mbulonte mjeku në Gjermani ‘gjurmët’ e vrasjeve të pacientëve të tij

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse. Prokurorët në Berlin...

Anija “fantazmë” del në breg

Një pamje e pazakontë ka habitur pushuesit në Beverly Beach, në bregun lindor të Floridës, kur një anije 15 metra e gjatë u shfaq...

“Fast and Furious” në Babrru/ Hajdutët përplasin makinën e policisë gjatë ndjekjes

Dy shtetas kanë rënë në pranga e policisë së Tiranës pasi qarkullonin me një mjet të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të efektivëve...

Lajme të tjera

Web TV