“Braktisi skuadrën dhe u largua nga qyteti”, klubi francez denoncon Nemanja Matic-in

Nemanja MATIC of Rennes and Iliman NDIAYE of Marseille during the Ligue 1 Uber Eats match between Olympique de Marseille and Stade Rennais Football Club at Orange Velodrome on December 3, 2023 in Marseille, France. (Photo by Johnny Fidelin/Icon Sport)

Nemanja Matic kaloi verën e vitit 2023 nga Roma te Rennes në Ligue 1. Por, aventura e serbit në Francë nuk shkoi sipas parashikimeve dhe mesfushori këmbëngul që të largohet me çdo kusht nga Rennes në këtë merkato dimërore. Madje, 35-vjeçari nuk është rikthye në stërvitje me skuadrën franceze si dhe është larguar nga qyteti pa lajmëruar askënd nga drejtuesit e klubit. Së fundmi, te Rennes kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku denoncojnë sjelljen e ish-romanistit.

“Matic nuk është paraqitur në seancat e fundit stërvitore dhe kjo sjellje është e papranueshme sidomos kur vjen nga një lojtar me shumë eksperiencë dhe që për më tepër është nën kontratë deri në vitin 2025”, shkruhej në komunikatën e Rennes.

Mediat franceze e shohin këtë lëvizje të Matic si një mënyrë për të sforcuar kalimin e tij tek Lyon, klub me të cilin ka gjetur akordin për të vijuar karrierën.