Vendi vakant në Kuvend që iu dogj Ahmetajt, Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e deputetes

TIRANË- Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin, pas njoftimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për plotësimin e vendit të Arben Ahmetajt, si deputete ne Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një letër drejtuar KQZ-së, Bici thotë se nuk do të vijojë procedurat për marrjen e mandatit të deputetes.

Aktualisht Dallëndyshe Bici është në krye të Kadastrës, arsyje kjo që e ka shtyrë të refuzoj mandatin.

‘Nuk do marr mandatin e deputetit për shkak të angazhimit në krye të Kadastrës’- thuhet në letrën drejtuar KQZ-së.

Mandati i kalon juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale.

Lajmi në përditësim…

/O.S