12 Janar 1984/ Piramida e Egjiptit, ekspertët zbulojnë misterin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një panel ndërkombëtar ekspertësh që mbikëqyrte restaurimin e Piramidave të Mëdha në Egjipt, vendos të braktisë teknikat moderne të ndërtimit, në favor të metodës së vjetër së përdorur nga egjiptianët e lashtë. Të vendosur në Giza jashtë Kajros, disa nga strukturat më të vjetra të ndërtuara nga njeriu, treguan shenja të rënda të rrënimit deri në fillim të viteve 1980.

Puna e suksesshme e riparimit filloi me Sfinksin 4.600-vjeçar në vitin 1981, por procesi u dëshmua të ishte shkatërrues, kur uji me çimenton moderne, shkaktoi çarje të mëdha tek gurët gëlqerorë të ngjitur me njëri-tjetrin.

Më 12 janar 1984, restauruesit ndaluan përdorimin e llaçit dhe filluan përdorimin e sistemit të blloqeve të ndërlidhur, të praktikuar edhe nga ndërtuesit e dikurshëm të piramidave. Nga ai moment, projekti vazhdoi normalisht. Egjiptianët e lashtë, ndërtuan gati 100 piramida gjatë një 1 mijëvjeçari, për të shërbyer si dhoma varrimit për mbretërit e tyre.

Ata besonin se ato lehtësonin kalimin e monarkëve në jetën e përtejme, dhe vendet-varrimet shërbyen si qendra të veprimtarisë fetare. Gjatë Mbretërisë së Vjetër, një periudhë e historisë egjiptiane që zgjati nga fundi i shekullit XXVI P.E.S deri në mesin e shekullit XXII P.E.S, egjiptianët ndërtuan piramidat e tyre më të mëdha.

Më e madhja, e njohur si Piramida e Madhe, u ndërtua nga faraoni Khufu, është e vetmja që përfshihet në “Shtatë mrekullitë e botës” së antikitetit që mbijeton ende sot. Piramida e Madhe u ndërtua me rreth 2.3 milionë blloqe gurui. Besohet se ndërtimi i saj zgjati 20 vjet, ku u angazhuan mbi 20.000 punëtorë.

Kalendar

12 Janar 1848 – Në Palermo të Siçilisë, shpërthen një kryengritje popullore kundër Mbretërisë Burbone.

12 Janar 1966 – Presidenti Lyndon B.Johnson deklaron se Shtetet e Bashkuara, duhet të qëndrojnë në Vietnamin e Jugut, derisa të përfundojë agresioni komunist.

Lexo edhe :  Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

12 Janar 1967 – Dr.James Bedford, bëhet personi i parë që ruhet në ngrirje, me qëllim ringjalljen e tij së ardhshme.

12 Janar 1998 – Nëntëmbëdhjetë vende evropiane bien dakord të ndalojnë klonimin e njeriut.

12 Janar 2006 – Një rrëmujë gjatë ceremonisë së gjuajtjes së djallit me gurë në ditën e fundit të Haxhit në Mina të Arabia Saudite, shkakton vdekjen e të paktën 362 pelegrinëve myslimanë.

12 Janar 2016 – Dhjetë vetë gjejnë vdekjen dhe 15 mbeten të plagosur, në një shpërthim me bombë pranë Xhamisë Blu në Stamboll.

 

Të fundit

Gjenerali më i lartë francez paralajmëron: Rusia mund të sulmojë brenda pesë vitesh

Thierry Burkhard, shefi në largim i Forcave të Armatosura, thotë se Europa ka shumë punë për të bërë, pasi...

NASA do vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në 2030

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, do të përshpejtojë planet për të ndërtuar një reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030, sipas mediave amerikane. Është pjesë...

Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së Ftohtë, ç’do të thotë kjo?

Rusia shpalli të hënën se nuk do të respektojë më një traktat çarmatimi bërthamor të nënshkruar me SHBA-në që nga viti 1987, duke shtuar...

Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Të gjithë maturantët që konkurrojnë përmes provimit në programet e studimit: Mjekësi e Përgjithshme dhe Arkitekturë & Urbanistikë kanë mundësi të aplikojnë online nga...

Caktohet data kur vuloset mandati i Adriatik Lapajt

Në datën 13 gusht ora 10:00 Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e “Nisma-Shqipëria Bëhet” për ndarjen e mandatit në Tiranë. Kryekomisioneri Celibashi ia dha...

Lajme të tjera

Web TV