Reforma zgjedhore/ Frrok Çupi: Basha po pret ftesë nga Rama

Analisti Frrok Çupi ka folur për Reformën Zgjedhore. Çupi u shpreh se duket se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pret një ftesë nga mazhoranca.

Sa i përket komenteve të Bashës, për ish-kryeministrin Sali Berisha, ai tha se në deklaratat e tij në konferencën e zhvilluar ditën e djeshme, nuk shfaqi asnjë kolonë të re të opozitës.

“Basha dje ishte i distancuar nga kolonat e mëdha që e mbajnë një politikë. E perceptova si në një montazh, ai kishte harruar dhe Perëndimin dhe Amerikën dhe syrin e kishte gjithë kohës tek Berisha.

Ishin mesazhe të çuditshme, në ajër. Tani atyre që rrinë poshtë ballkonit të Berishës, Luli nuk mund të shkojë t’ua marrë copën e djathit që u hedh Saliu nga lart. Në tre mënyra ai krijoji 3 konflikte, në vend që të mund të shfaqte një kolonë të re të PD.

Basha pret të afrohet çështja e 21 janarit dhe një ftesë prej mazhorancës. Dhe në një moment të caktuar do të dëshmojë se është në interesa të vendit”, tha Çupi/  S.M