Video/ Ish-ministri Beqaj thirret në SPAK, policia e gjobit sërish për parkim të gabuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po merret sërish në pyetje nga SPAK. Teksa Beqaj ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme është gjobitur sërish.

Publikohen pamjet teksa efektivi i Policisë Bashkiake i vendos fletën e gjobës në makinë.

Kjo është hera e dytë që Beqaj gjobitet për parkim të gabuar ndërsa shkon në SPAK./e.t