Bayer Leverkusen fiton në frymën e fundit në transfertë ndaj Augsburg me rezultatin 0-1. “Aspirinat”, ishin superior për pjesën më të madhe të takimit, megjithatë për të gjetur golin e fitores u desh të vinte minuta e 94.
Heroi për skuadrën e drejtuar nga trajneri Xavi Alonso ishte Palacios që nuk gaboi në zonën kundërshtare dhe me një goditje të bukur mposhti portierin Dahmen.
Falë këtij suksesi, Bayer Leverkusen u shpall Kampione e Dimrit teksa Aspirinat ngjiten në kuotën e 45 pikëve në vend të parë, katër më shumë se ndjekësit e Bayern Munich.
EXEQUIEL PALACIOS WITH A GOAL IN INJURY TIME TO GIVE BAYER LEVERKUSEN THE WIN!pic.twitter.com/rEqox7fEsB
— Roy Nemer (@RoyNemer) January 13, 2024