Begaj dekreton Adea Pirdenin Ministre për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Adea Pirdenin si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Propozimi për krijimin e një ministrie të re është bërë me dije nga vetë kreu i qeverisë në një postim në Twitter ku theksoi se “në fazën kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit”./  S.M