Atalanta nuk gaboi në ndeshjen e javës së 20 në Serie A përballë Frosinones, duke fituar në shtëpi me shifrat 5-0. Bergamaskëve iu mjaftoi një pjesë loje për ta mposhtur kundërshtarin teksa e hapin serinë e golave në minutën e tetë me anë të Koopmeiners që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërkohë, pesë minuta më pas shënoi golin e dytë Ederson, ndërsa një minutë pas u shënua edhe i treti me autor, De Ketelaere. Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan më së miri avantazhin dhe energjitë, madje duke gjetur edhe dy herë rrugën e rrjetës me Zappacostën dhe Holm.
Për 90-minuta në fushë ishte edhe mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti. Pas këtij trepikëshi, Atalanta ngjitet në kuotën e 33 pikëve në vend të pestë, një më pak se Fiorentina e vendit të katërt. Nga ana tjetër, Frosinone mbetet me 19 pikë në vend të 15 teksa pësoi humbjen e pestë radhazi.