Mesfushori brazilian Guilherme Madruga ka fituar çmimin FIFA Puskas 2023 për goditjen e tij mahnitëse në ndeshjen ndaj Novorizontino në Serie B në Brazil.
Lëvizja akrobatike e yllit që në atë periudhë ishte pjesë e Botafogo-s rezultoi më e votuara në garën për çmimin “Puskas”.
Ai është cilësuar si goli më spektakolar në futbollin e meshkujve dhe femrave për këtë vitin 2023.
Fituesi i çmimit “Puskas” u votua nga fansat në mbarë botën dhe panelistët ekspertë.
https://twitter.com/centregoals/status/1746994704720285989?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA