Një takim mëngjesi në Trigoria dhe një mesazh: “Ejani në zyrën time”. Dan Friedkin, president i Romës, mendoi për zgjidhjen e krizës gjatë gjithë natës, më pas vendosi: loja kishte mbaruar.
Ai kishte zbarkuar qëllimisht në Romë, të hënën në mbrëmje, i bindur për të ecur përpara dhe nuk humbi kohë, duke i komunikuar shkarkimin José Mourinhos pak pas orës 8 të mëngjesit në prani të djalit të tij Ryan, i cili kishte kërkuar me ngulm ndryshimin.
Trajneri portugez nuk e mori aspak mirë: tha fjalë të rënda në anglisht, tipike për ndarjet e turbullta. Presidenti e qortoi Mourinhon për disa mangësi, ndërsa Mourinho u përgjigj në të njëjtën mënyrë, duke i kujtuar një sërë premtimesh të pambajtura.
Më pas, rreth orës 9.30, Roma publikoi deklaratën ku shpallte fundin: na vjen keq, por duhej “ndryshim i menjëhershëm”.
Ish-mesfushori u largua nga Trigoria si kapiten në vitin 2019 dhe pesë vite më vonë kthehet si shpëtimtari i ngjyrave verdhekuqe.