Tatimi për shitjen e pronave/ Ja çfarë ndodh me ndërtesat e vjetra, shtëpitë e ridhuruara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me udhëzimin e ri nga Ministria e Financave, çmimit të shitjes së banesave mund t’i bëhet 1% zbritje për çdo vit vjetërsi, por jo më shumë se 30%.

Në rastet kur çmimi pas zbritjes rezulton më i ulët se vlera e kontratës së shitjes, atëherë për bazë në llogaritjen e tatim-fitimit 15% do të merret kjo e fundit. Ndërkohë për shitjen e njësive tregtare si dyqane, çmimi i referencës pas zbritjes do të shumëzohet me një koeficient 1.5. Për kryeqytetin koeficienti do të jetë 2.

Ndërkohë janë të përcaktuara dhe çmimet e shitjes për parkimet e mbuluara dhe bodrumet, që do të jenë sa 70% i vlerës së referencave së banesave, për ambientet e hapura të parkimit, pishinat apo ambientet sportive, sa 30% i referencës së banesave në zonën përreth, për ndërtimet industriale 50% i çmimit të referencës dhe për ndërtimet në bujqësi e blegtori sa 30% i referencës.

Sipas ekspertëve udhëzimi krijon konfuzione për vlerësimin që do bëhet në bankë.

“Për të gjithë personat që mund të shesin jë pronë me certifikatë pronësie dhe të gjithë ata që do aplikojnë për tu financuar nga një bankë e nivelit të dytë nuk e dinë sesi kjo skemë e re do funksionojë në vlerësimin e pronave. Do ta rrisë vlerësimin e tyre apo do ta ulë, sepse nëse vlerësimi i tyre ulet, atëherë do të jetë edhe më e vështirë për klientin që të financohet në një vlerë të madhe, por nëse e rrit do jetë dhe më e thjeshtë për klientin blerës. Por, mesa shohim më të favorizuar janë ata investitorë që do të aplikojnë për godinat e vjetra, për ish-uzinat dhe ish-fabrikat e përmendura, ku amortizimi shkon deri në 50%, por edhe kjo pasi është bërë vlerësimi nga një vlerësues i licencuar”, tha agjenti imobiliar Erjon Alimema.

Lexo edhe :  Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Ligji përcakton qartë edhe rastet kur trashëgimia dhurohet. Akti i dhurimit mund të konsumohet vetëm një herë dhe brenda familjes së ngushtë, ndërsa në rastet e tjera transaksionet do të tatohen

“Nuk mund të ridhurohet disa herë brenda familjes apo te kushërinjtë e vijës së dytë apo të tretë”, tha Alimema.

Çmimet e reja të referencës për kryeqytetin të miratuara me VKM në 2022-in do të hyjnë në fuqi për tregun imobiliar vitin e ardhshëm, ndërsa aktualisht transaksionet e shit-blerjes së pronave përllogariten me referencat e 2018-ës të miratuara nga Kadastra./O.S

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV