Marrëdhëniet e gjata ndajnë 3 cilësi specifike që duhet t’i dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shumë faktorë që kontribuojnë në suksesin ose dështimin e marrëdhënieve, por këto cilësi të veçanta janë shumë thelbësore.
Si ta dini se çfarë të kërkoni në një marrëdhënie? E gjitha varet nga tri cilësi specifike. Gjeni një marrëdhënie me vetëm një ose dy nga këto tipare dhe do të ndiheni përgjithmonë sikur diçka mungon në raportin tuaj.
Gjeni një marrëdhënie me të tria këto cilësi dhe mund ta gjeni veten në marrëdhënien më të mirë të jetës suaj, madje edhe me dikë që mendonit se nuk ishte “tipi juaj”.

Marrëdhëniet e gjata ndajnë këto 3 cilësi specifike si pika kyçe të jetëgjatësisë së tyre.

1. Tërheqja seksuale
Një nga faktorët kryesorë diferencues (dhe për shumë njerëz i vetmi faktor dallues) midis të gjitha marrëdhënieve tuaja dhe marrëdhënies suaj romantike është fakti që bëni seks me njëri-tjetrin. Nëse nuk e shihni tjetrin tërheqës fizikisht dhe seksualisht, atëherë nuk është një marrëdhënie që zgjat.

Si ta kuptoni nëse kjo mungon: Nëse ju mungon tërheqja seksuale, atëherë do të ndiheni më shumë si miq.
Si ta dini nëse kjo është pikë e fortë: Ju pëlqen ta puthni/përqafoni/të bëni seks me partnerin tuaj. Gjeni gjëra të ndryshme fizike dhe tërheqëse tek ai.

 

 

2. Miqësia e vërtetë
Një frazë e zakonshme që dëgjohet shpesh nga të gjitha çiftet që kanë vite me njëri-tjetrin është fakti që partnerët e tyre janë “miqtë e tyre më të mirë“. Ndërsa nuk është nevoja të përshkruhen si “miku më i mirë”, ata patjetër duhet të ndihen si një mik, me të cilin ndiheni të sigurt dhe rehat dhe që kaloni shumë kohë.
A ndiheni të sigurt duke u treguar sekretet tuaja? A e bëni njëri-tjetrin për të qeshur? A jeni të sjellshëm me njëri-tjetrin? Atëherë ka të ngjarë të jeni miq.

Si ta kuptoni nëse kjo mungon: Nëse ju mungon përputhshmëria me miqësinë, atëherë do t’ju pëlqejë të flini me ta dhe të shijoni bisedat e herëpashershme, por nuk do të dëshironi të kaloni pasditen e së dielës vit pas viti. Shoqëria e tyre do të bëhet e lodhshme.

Lexo edhe :  Cili është burimi i fshehur që do të shpëtojë botën? Prodhon energji për 170 mijë vjet

Si ta dini nëse e keni këtë: Ju kënaqeni me shoqërinë e njëri-tjetrit, argëtoheni me njëri-tjetrin dhe me dëshirë do ta kaloni fundjavën me ta në çdo kohë./O.S

Të fundit

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV