Në Greqi prej disa ditësh ka diskutime dhe debate për martesat e të njëjtit seks. Sot në mënyrë unanime priftërinjtë votuan kundër martesave dhe birësimit të fëmijëve nga i njëjti seks.
Ata janë shprehur se martesa rrjedh nga Bibla e Shenjtë që bëhet mes një burri dhe një gruaje dhe nga ku fjen si fryt një fëmijë.
“Qëllimi i martesës së krishterë është krijimi i një martese dhe familjeje të mirë, zhvillimi i fëmijëve si fryt i dashurisë së dy bashkëshortëve në Krishtin dhe lidhja e tyre me jetën kishtare”, thuhet në deklaratën e priftërinjëve në Greqi.
Në njoftimin që u lexua pas përfundimit të mbledhjes, ndër të tjera thuhet se “Kisha është kategorikisht kundër projektligjit”. Projektligji u cilësua si “i minuar, i cili lë boshllëqe”, teksa thanë së deputetët që do ta votojnë projektligjin për martesën e të njëjtit seks do të kenë një përgjegjësi të rëndë.
Vendimi i qeverisë së Kyriakos Mitsotakis për legalizimin e martesave të të njëjtit seks erdhi pas një apeli që i bëri një çift vajzash gjatë verës. Ato ishin të martuara prej vitesh bashkë, por jo zyrtarisht pasi nuk e lejon ligjin dhe kishin birësuar një fëmijë. Kujdestarinë e të miturës, e kishte njëra nga vajzat./ S.M