Maqedoni e Veriut/kryeministri Kovaçevski jep dorëheqjen, çfarë pritet të ndodhë në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një njoftim zyrtar, Kuvendi i Maqedonisë ka konfirmuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen e tij, duke filluar procesin për formimin e një qeverie teknike.

“Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike, qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski para se të dorëzoj mandatin.

Përveç kryeministrit, pritet që edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi të japë dorëheqjen e tij, duke filluar detyrën si kryeministër teknik për 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme. Në këtë kontekst, duhet të zgjidhet edhe një deputet i ri për BDI-në dhe koordinatori i ri i LSDM-së, Jovan Mitreski, pritet të zgjidhet si kryetar i Parlamentit.

Sipas deklaratës së tij të më hershme, e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqje sot, për të lejuar krijimin e një qeverie teknike para seancës parlamentare të premten./O.S

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV