Hasani uron Talat Xhaferin: Besimplotë që do të përmbushë detyrimet qeveritare

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Në një postim në platformën X, ai shkruan se është besimplotë se Xhaferi do t’i përmbushë detyrimet e programit qeveritar, duke nisur nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Postimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në platformën X:

Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut!

 

 

Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit./kb