E moshuara i lë 2.5 milionë euro trashëgimi maceve të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua e moshuar në ndryshuar fundmi testamentin e saj për t’i lënë kafshëve shtëpiake rreth 2.5 milionë euro.

Gruaja nga Shangai në Kinë është identifikuar vetëm me mbiemrin Liu, dhe raportohet se e ka bërë ndryshimin pasi ‘është neglizhuar nga fëmijët e saj kur ka qenë në moshë të madhe’.

Mediat vendase thonë se e moshuara ankohet se ata nuk e vizitojnë kurrë, edhe kur ka qenë e sëmurë, ndërsa shoqëria që i kanë bërë qentë e macet e saj i ka dhënë mbështetje e rehati.

Ndërsa si administratorë të trashëgimisë ajo ka caktuar klinikën veterinare lokale, për kujdesjen ndaj kafshëve të saj.
Zonja Liu nuk ishte ligjërisht e aftë t’i lindte pronat e patundshme kafshëve të saj, pasi kjo nuk është e ligjshme në Kinë.

Chen Kai, zyrtari regjistrimit të testamenteve në Pekim, tha për mediat ‘ka alternativa për të zgjidhur edhe këtë çështje”.
Ai shtonte: “Testamenti i Liu është një nga mënyrat, por ne këshillojmë të zgjidhet një person i besuar për mbikëqyrjen e klinikës veterinare dhe kujdesin e duhur ndaj kafshëve”.

Kjo nuk është hera e parë që kafshët shtëpiake përfitojnë trashëgimi pas vdekjes së të zotëve të tyre.
Pronarja e hotele Leona Helmsley i ka lënë $12 milionë një fondi që të kujdesej për qenin e saj të racës malteze Trouble kur ajo vdiq në 2007.
Por trashëgimia tërhoqi shumë vëmendje e kritika prandaj u reduktua në $2 milionë nga gjykata.

Kontesha Karlotta Liebenstein i la gjithashtu qenit të saj ‘pastor gjerman’ disa milionë dollarë, që më pas u kthye në dokumentar televiziv./E.Ç

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV