Sa i kushton një shqiptari jashtë vendit transferimi i parave në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemet moderne të pagesave, të cilat sigurojnë që paratë të rrjedhin pa probleme ndërmjet palëve, janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike të një vendi. Ndërsa në nivel kombëtar, ato mund të nxisin përfshirjen financiare, të reduktojnë përdorimin e “cash”-it dhe të mbështesin zhvillimin e teknologjisë financiare.

Por, në çfarë pike është Shqipëria në këtë aspekt dhe sa i kushton një shqiptari, i cili jeton jashtë, të dërgojë para’ për familjarët e tij në vendin tonë?

Sipas Çmimeve Globale të Remitancave të Bankës Botërore, nëse një shqiptar për shembull, i cili punon dhe jeton në Itali, dërgon 140 euro për familjarët e tij në Shqipëri duhet të paguajë 2.79% ose 3.91 euro komision në rastin më të mirë, ndërsa vlera maksimale mund të shkojë në 15.71% ose 22 euro, në varësi të kompanisë që kryen transfertën. Mesatarja e komisioneve për të dërguar 140 euro nga Italia në Shqipëri është 9.34 euro ose 6.67% e shumës. Kjo përqindje është e pandryshuar krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, por në rritje krahasuar me tremujorin e dytë, kur komisioni mesatar shkonte në rreth 6%.

Nëse marrin shembull Gjermaninë, ku gjithashtu jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, komisionet minimale janë pak më të larta krahasuar me Italinë, por vihet re një nivel më i ulët i komisioneve maksimale. Nëse një shqiptar që punon dhe jeton në Gjermani i dërgon 140 euro familjarëve të tij në Shqipëri, ai duhet të paguajë në rastin më të mirë 3.14% ose 4.4 euro komision dhe në rastin më të keq 10.62% ose 14.87 euro komision, edhe në këtë rast në varësi të kompanisë që kryen transfertën. Mesatarja e komisioneve nëse paratë dërgohen nga Gjermania qëndron në 6.47% ose 9.05 euro për çdo 140 euro të dërguara.

Lexo edhe :  Në zyrat e këmbimit valutor, nuk do të lejohen veprime cash për më shumë se 1 milion lekë

Për shkak të tarifave shumë të larta, sistemet moderne të pagesave mund t’u ofrojnë emigrantëve zgjidhje të përballueshme për të dërguar dhe për të marrë remitanca përmes kanaleve formale. Kjo ka potencialin për të ulur koston e remitancave në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, të cilat aktualisht arrijnë mesatarisht në 6.71% të totalit të transaksionit, duke tejkaluar ndjeshëm objektivin prej 3% të dokumentit i cili quhet “Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Duke përmbushur këtë objektiv, 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të kursejnë rreth gjysmë miliardë euro sipas llogaritjeve të Bankës Botërore.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i remitancave për 9-mujorin e vitit 2023 ishte 677 milionë euro. Kjo shifër tregon se sa shumë do të kursenin shqiptarët nëse do të kishin tarifa më të drejta për transferimin e parave./O.S

Të fundit

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Lajme të tjera

Web TV